Nisi ta prekte në autobus, si u kap në flagrancë 60-vjeçari që ngacmoi 15-vjeçaren

Detaje të reja janë hedhur në dritë lidhur me prangosjen e një 60-vjeçari, i cili ka ngacmuar seksualisht një të mitur. Policia e Tiranës ka arrestuar një 60-vjeçar, pasi ka ngacmuar seksualisht një vajzë të mitur.

60-vjeçari ka qenë duke udhëtuar në të njëjtën autobus me një 15-vjeçare. Ai i është afruar asaj, dhe ka nisur ta prekë dhe të bëjë veprime të pahijshme, raporton “BalkanWeb”.

Pas kësaj, vajza ka njoftuar policinë, ku dhe e ka arrestuar në flagrancë personin në fjalë. Po kështu, edhe një 42-vjeçar ka ngacmuar seksualisht një 16-vjeçare në rrugë. Ai është shpallur në kërkim nga policia, dhe pritet të shoqërohet në komisariat për të sqaruar rrethanat.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *