Nisin pëlqimet e para në shtëpinë e “BBV Albania”! Luiz Ejlli pranon se…

Këngëtari i njohur Luiz Ejlli është gjithnjë në qendër të vëmendjes. Mbrëmjen e djeshme është komentuar për veprimet e tij me vajzat, ku disa prej tyre janë shqetësuar.

Kujtojmë se gjithashtu ai preferon të ngacmojë e të bëj shaka me vajzat e shtëpisë. Një ndër vajzat me të cilën ai bisedon më shpesh është Kiara Tito. Madje ai ka një pëlqim për moderatoren.

Gjatë puntatës së mbrëmjes së djeshme, i pyetur nga Arbana Osmani, Luizi mohoi të pëlqente ndonjë vajzë në veçanti duke thënë se i sheh si motra.

“Jo asnjë. Pyetje është kjo moj Arbanë? A nuk i ke parë njëra më e bukur se tjetra? Unë i shoh të tëra si motra. Jemi familje e madhe shumë e lumtur”, tha ndër të tjera Luizi.

Shumë banorë të “BBV Albania” nuk i kanë kursyer komentet për Luizin. Edhe pse ata kanë pak ditë që janë bërë pjesë e shtëpisë së famshme, Luizi ka marrë vëmendjen e padiskutueshme për tipin dhe humorin e tij.

Nga ana tjetër, Luizi u shfaq paska i prekur nga komentet edhe pse nuk e pranoi këtë gjë. Megjithëse, ai u shpreh se u habit nga komentet pasi nuk i priste.

Më pas, të pyetur se kush ishte banori i preferuar, shumë prej tyre thanë emrin e Luizit.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *