Ministri i Jashtëm austriak Alexander Schallenberg ka deklaruar se Kievit nuk duhet t’i ofrohet anëtarësimi në bllokun 27-vendësh, por duhet të konsiderohen rrugë alternative për të zhvilluar lidhjet mes BE-së dhe Ukrainës.
Sakaq, Ukraina i ka konsideruar këto komente si “strategjikisht dritëshkurtër”.
Kujtojmë se prej fillimit të luftës në Ukrainë, BE-ja ka qenë më e gatshme për t’i dhënë dritën jeshile Kievit për t’u anëtarësuar me procedurë të shpejtuar në Bashkimin Evropian, por mesa duket qëndrimet kanë filluar të zbehen me kalimin e kohës.