Që prej mëngjesit të sotëm, Policia Bashkiake ka bllokuar pedonalen për shkak se sot pritet të fillojnë punimet për ndërtimin e godinës së re të Teatrit Kombëtar.
Pritet që punimet të inspektohen edhe nga kryeministri Edi Rama.
Ndërkohë Aleanca për Teatrin do të zhvillojë një protestë. Adriana Kalaja tha kanë dorëzuar një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese dhe atë të Strasburgut për ndalimin e punimeve.
Godina e Teatrit Kombëtar u shemb më 17 maj të vitit 2020 pas një rezistence të gjatë të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar që kundërshtonin prishjen e ndërtesës me argumentin se përbën trashëgimi kulturore.
j.l./ dita