Nisin rekrutimet për ushtarë dhe detarë profesionistë, kriteret që duhet të plotësoni

Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë kanë nisur rekrutimet për ushtarë dhe detarë profesionistë me pagesë.

Lajmin e ka bërë publik ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi përmes një postimi në facebook, ku thekson se kushtet e trajtimit dhe pagesës në këto pozicione janë si asnjëherë më parë.

“Forcat e Armatosura kanë nisur rekrutimet për ushtarë/detarë profesionistë, duke ofruar kushte pagese dhe trajtimi si asnjëherë më parë. Hidhini një sy kritereve”, shkruan ministri Peleshi në facebook.

Si bëhet rekrutimi për ushtar/detar aktiv në FA

Në kushtet e një profesionalizmi më të lartë të FA dhe një angazhimi gjithnjë e më të madh në përmbushje të detyrave në mbrojtje të vendit dhe në interes të Aleancës, rekrutimi i ushtarëve me një profil sa më të lartë është thelbësor për FA-në. Ushtritë e vendeve të NATO-s i kushtojnë një vëmendje të madhe këtij problemi, në mënyrë të veçantë instrumenteve të përzgjedhjes dhe motivimit të tyre. Rekrutimi i ushtarëve/detarëve ka një impakt të rëndësishëm  mbi të ardhmen e FA-së. Për këtë arsye kërkohet që të rekrutohen shtetas me një profil cilësor, të aftë nga ana fizike dhe shëndetësore dhe me një nivel të lartë kulturor. Një gjë e tillë mund të arrihet nëpërmjet përsosjes së sistemit të përzgjedhjes dhe motivimit.

Rekrutimi për t’u bërë ushtar/detar aktiv në Forcat e Armatosura duhet t’u ofrojë shanse të barabarta të gjithë shtetasve shqiptarë për mosdiskriminim për shkak të racës, etnisë, ngjyrës, gjinisë, përkatësisë fetare, vendbanimit, si dhe pagës, përfitimeve dhe kompensimeve të tjera, sipas veçorive të shërbimit ushtarak.

Procedurat e përzgjedhjes së ushtarëve/detarëve do të jenë transparente dhe të dokumentuara. Për të rritur transparencën, procedurat, kriteret, udhëzimet, rregulloret e testimeve dhe lista përfundimtare e rezultateve të testimit do të publikohen në faqen zyrtare të internetit të Forcave të Armatosura dhe do të përmirësohet mënyra e zhvillimit të testimit dhe vlerësimit nëpërmjet sistemit të automatizuar.

Për të filluar procesin e rekrutimit i interesuari duhet të plotësojë një sërë kriteresh dhe dokumentash. Shtetasit që kërkojnë të aplikojnë për ushtarë/detarë aktivë në FA duhet të aplikojnë drejtpërdrejt në zyrën e pranimit në Qendrën e Personel Rekrutimit, e cila vijon procedurat e testimit dhe përzgjedhjes me kandidatët që janë gjykuar të aftë nga ana shëndetësore.

Formulari i aplikimit për ushtarë/detarë aktivë në Forcat e Armatosura dhe dokumentacioni që i nevojitet aplikantit janë formulari i aplikimit dhe formulari i pranimit (viti 2018).

Testi i Përgatitjes Fizike i shtetasve për pranim në FA (Anex A, viti 2018)
kodet sipas specialiteteve (Anex B, viti 2018),
formular vetëdeklarimi për gjendjen shëndetësore (Anex C, viti 2018)

Dokumenti “Procedurat dhe kriteret e rekrutimit të ushtarëve/detarëve aktivë në FA” është miratuar nga ministrja e Mbrojtjes: Udhëzimi nr.9 datë 31/12/2018 dhe përcakton, parimet, objektivat, standardet, përgjegjësitë, kryerjen e procedurave dhe zbatimin e kritereve për rekrutimin e ushtarëve/detarëve aktiv.

Kriteret e përgjithshme për rekrutimin e ushtarëve/detarëve aktivë

Për t’u rekrutuar në FA si ushtar/detar shtetasit shqiptarë duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:

– të jetë shtetas shqiptar;
– të mos jetë dënuar nga gjykata për vepra penale;
– të mos jetë në ndjekje penale;
– të mos jetë në proces gjykimi penal nga gjykata;
– të ketë figurë të pastër morale;
– të mos ketë probleme me deportimin;
– të mos ketë probleme me drogën dhe alkolin;
– të mos jetë person i dyshuar, i padëshirueshëm, i evidentuar dhe implikuar nga organet e zbatimit të ligjit për veprimtari të kundraligjshme apo kriminale;
– mosha minimale e rekrutimit është 18 vjeç. Në momentin e titullimit ushtar/detar aktiv, nuk duhet të kenë mbushur moshën 27 vjeç. Përjashtim bëjnë vetëm shtetasit që do të titullohen ushtar/detar aktiv, të cilët do të jenë personel mjekësor i FA dhe që në momentin e titullimit nuk duhet të kenë mbushur moshën 32 vjeç;
– të ketë kryer arsimin parauniversitar ose të lartë brenda ose jashtë vendit;
– të kenë gjatësinë trupore mbi 165 për meshkujt dhe mbi 160 cm për femrat ;
– të jetë shpallur fitues në përfundim të konkurrimit;
– të ketë kryer kontrollin shëndetësor dhe të jetë vlerësuar i aftë për ushtar/detar aktiv nga Komisioni Mjekësor Ushtarak.
– të ketë rezultuar pa probleme gjatë verifikimit të kushtit të sigurisë të kryer nga strukturat përgjegjëse.

Procedura e aplikimit për ushtar/detar

  1. a) Shtetasit që dëshirojnë të shërbejnë në FA si ushtar/detar aktiv, do të aplikojnë drejtpërdrejt në Qendrën e Personel Rekrutimit.
    b) Aplikantët plotësojnë

formularin e aplikimit (shkarko formularin e aplikimit) dhe
formularin e pranimit (shkarko formularin e pranimit) të dokumentacionit dhe marrin njoftimin për dokumentet e nevojshme, kuotat e rekrutimit, specialitetet, rajonet e rekrutimit, afatin e paraqitjes në Qendrën e Personel Rekrutimit për vijimin e procesit të pranimit, testimit e përzgjedhjes etj.
c) Procedurat, kriteret, rregullat e testimit (testimi fiziktestimi intelektualtestimi psikologjik) bëhen publike në faqen e internetit të Ministrisë së Mbrojtjes, jo më pak se 150 ditë përpara nga data e fillimit të Stërvitjes Individuale Bazë.

Regjistrimi i kandidatëve, dokumentacioni i nevojshëm

  1. Dokumentacioni që do të paraqesin kandidatët në fazën e regjistrimit është:

– kërkesë me shkrim, në të cilën parashtrohet identiteti i aplikantit, statusi familjar (martuar, beqar), arsyet për të cilat dëshiron të bëhet ushtar/detar aktiv, jo më pak se dy mundësi zgjedhje për njësinë apo repartin në të cilin do të dëshironte për të shërbyer. Aftësitë, përvoja në punë, prirjet e tij në fusha të caktuara, (formulari i aplikimit);
– fotokopje të kartës së identitetit;
– certifikatë familjare, 1 copë, e cila gjenerohet online nga QPR-ja në bashkëpunim me DMBNJ&SH, në portalin qeveritar e-albania, sipas akteve ligjore në fuqi;
– dy fotografi të përmasave 4×6 cm dhe dy fotografi të përmasave 9×12 cm;
– fotokopje të diplomës së arsimit parauniversitar e noterizuar dhe certifikatën e maturës shtetërore të vërtetuar nga Drejtoria Arsimore rajonale/rrethit ose të arsimit të lartë të noterizuar;
– diplomë, dëshmi, certifikatë për aftësitë profesionale (nëse ka), për drejtim automjeti, për njohjen e gjuhëve të huaja, të noterizuara;
– raport mjekësor të lëshuar nga komisioni mjekoligjor (KML) i qendrës shëndetësore të vendbanimit të kandidatit shoqëruar edhe me një raport ose vërtetim nga mjeku i familjes ku deklarohet se kandidati është i shëndetshëm, nuk ka sëmundje infektive dhe të shëndetit mendor në anamnezën e tij personale të jetës.
– ekzaminimet mjekësore për agjentë infektiv (Hepatit B, Hepatit C, HIV/AIDS, Sifiliz) dhe grupin e gjakut të lëshuar nga Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut dhe/ose bankat e gjakut apo drejtoritë e Shëndetit Publik në rrethet ku banojnë.
– në momentin e aplikimit, pranë zyrës së pranimit në Qendrën e Personel-Rekrutimit, kandidatët duhet të plotësojnë formularin e aplikimit për ushtar/detar aktiv dhe formularin e vetëdeklarimit për gjendjen shëndetësore (Aneksi C), bashkëlidhur këtij udhëzimi.

  1. Dokumentacioni që do të paraqesin kandidatët e kualifikuar pas përfundimit të testimit.
  2. Nëse kandidati shpallet fitues brenda 2 (dy) javëve duhet të sjellë në QPR edhe dokumentacionin e mëposhtëm:

– dëshmi penaliteti;
– vërtetim nga prokuroria;
– vërtetim nga gjykata;
– raport mjekësor të lëshuar nga Komisioni Mjeko-ligjor Ushtarak i Njësisë Mjekësore Ushtarake, në përfundim të ekzaminimeve.

Qendra e Personel Rekrutimit, në bashkëpunim me strukturat që kanë akses në portalin e-albania, të sigurojë dokumentacionin, i cili mund të shkarkohet online nëpërmjet portalit qeveritar “e-albania”, sipas akteve ligjore dhe nënligjore në fuqi. Kandidatët të sigurojnë vetë dokumentacionin e kërkuar në rastet kur, për arsye teknike, ai nuk mund të shkarkohet nëpërmjet portalit.
Qendra e Personel Rekrutimit vijon procedurat e testimit dhe përzgjedhjes vetëm me kandidatët të cilët kanë paraqitur dokumentacionin sipas germës “a”.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *