Bologna është klubi i parë që ka ndryshuar trajnerin në Serie A këtë sezon. Pas pesë ditësh, klubi emilian vendosi të shkarkojë Sinisha Mihaljovic, një trajner që grumbulloi vetëm tre pikë në pesë ndeshjet e para të Serie A.
Bologna tashmë ka filluar të kërkojë për zëvendësuesin e tij, ku i preferuari është De Zerbi por, nuk është e lehtë të bindësh ish-trajnerin e Shakhtarit.
Claudio Ranieri, trajneri me eksperiencë është i etur për t’u rikthyer në rrugën e duhur. Thiago Motta dhe Semplici janë dy emra të tjerë që i shtohen listës.
Kujtojmë se Mihaljovic ka vuajtur për një kohë të gjatë nga një sëmundje e rëndë, ku iu rikthye përsëri mjekimeve intensive.