Policia e Shtetit ka nisur arrestimet e protestuesve që u përfshinë në episode të dhunshme sot në protestën para selisë së PD-së.
Menjëherë pas thirrjes së Partisë Demokratike për policinë, me arsyetimin se po i kërcënohet jeta, forcat e rendit kanë ndërhyrë për të shmangur ngjarjet fatale që mund të prodhonte kjo protestë.
Tashmë i gjithë oborri i selisë së PD është i zbrazur. Forcat e Ndërhyrjes së shpejtë ndodhen në ambientet e jashtme ku shihet se janë të armatosur. Po ashtu ka edhe persona që po ndalohen, ka edhe të shoqëruar nga ana e policisë.
/Priza.al/