Ditën e sotme kryeministri i vendit, Edi Rama është zgjuar duke ndarë pamje në rrjete sociale të shpërndarjes së teksteve shkollore falas.
Rama shkruan krah postimit se tekstet shkollore do të jepen falas edhe për nxënësit e kategorive në nevojë dhe në klasat 10-12. Sipas Ramës, kjo bën që qeveria shqiptare të mbështesë dhe këtë vit shkollor 280 mijë nxënës me libra falas.
Postimi:
MIRËMËNGJES dhe me shpërndarjen e teksteve shkollore falas, që vijon për të gjithë nxënësit nga klasa 1-9 dhe nxënësit e kategorive në nevojë edhe në klasat 10-12, çka bën që qeveria shqiptare të mbështesë këtë vit shkollor me libra falas 280 mijë nxënës përfitues, të cilët do të mësojnë me botimet prestigjioze të “Oxford”, “Pearson” dhe “Cambridge”, ju uroj një ditë të mbarë.
/Priza.al/