Nisma ‘Open Balkan’ mbështetet nga SHBA/ Yuri Kim: Duhet të përfshihen të gjitha vendet e rajonit

Ambasadorja Yuri Kim ka shprehur përmes një postimi në ‘Twitter’ mbështetjen e SHBA-së për procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

Kim ka shprehur gjithashtu mbështetje edhe për nismën “Ballkani i Hapur” e cila sipas saj, duhet të përfshijë të 6 shtetet e këtij rajoni.

“Përkushtimi i SHBA-së ndaj Ballkanit Perëndimor mbetet i fortë, duke përfshirë dhe mbështetjen e procesit të integrimit Europian për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Gjithashtu SHBA mbështet dhe nismën ë Ballkanit të Hapur, e cila duhet të jetë e hapur për të 6 vendet e rajonit, dhe iniciativave të tjera që promovojnë bashkëpunimin rajonal” – shkruan Kim.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *