Kryeministri Edi Rama i është bashkuar nismës për dhurimin e gjakut.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Rama shkruan “Le ta forcojmë zinxhirin e solidaritetit për dhurimin vullnetar të gjakut”.
Sakaq gjatë bisedës me mjekët, Rama tha se dhurimi i gjakut nuk sjell asnjë problem shëndetësor, ndërkohë që përfitimi për personat në nevojë është shumë i lartë.
Ndërkohë edhe këtë herë nuk ka munguar batutat nga ana e kryeministrit, ku dhe e pyeti “Sa herë ma ke pirë gjakun?”.