Nisma “Thurje” është regjistruar për zgjedhjet lokale të 14 majit në vend. Lajmin e bëri të ditur kreu i saj Endri Shabani në një komunikim me mediat. Ai u shpreh se synimi i tyre është të ulin kostot e jetesës.
“Ju e keni parë që nisma “Thurje” i ka rezistuar dimrit, ne kemi një vizion për këtë qytet por edhe për të gjithë Shqipërinë vizioni ynë është për një Tiranë krejt ndryshe. Ne duam të ndryshojnë çështjen e trafikut në qytet. Ne kemi një plan për ta transformuar transportin publik që do na japë mundësi studentëve të udhëtojnë falas dhe pensionistëve.
Oferta jonë politike synon që të ulim koston e jetesës, thelbi ynë është që të heqim disa taksa të panevojshme dhe të ulim koston e banesave të zgjidhim dhe problemi e ujit. Nisma “Thurje” ka këtë zgjedhje me dy raunde, tek i pari do të mbledhim firma kudo që të garojmë” – tha Shabani.