Ditën e djeshme në 4 vjetorin e Hanës, Mozzik surprizoi vajzën e tij me një dhuratë luksoze. Ai u dhuroi një orë të markës së njohur “Rolex” dhe të gjithë i dini çmimet e shtrenjta që kjo firmë posedon.
Hana e vogël e pa orën, madje njihte shumë mirë edhe markën, e vendosi në dorë, buzëqeshi dhe pastaj vijoi sërish festën me miqtë e saj të vegjël. Sepse në fund të fundit, besojmë se në moshën e saj, kënaqësia e vëertetë vjen akoma nga lojërat.
Sipas jush, sa e këshillueshme është tu bësh fëmijëve që në moshë kaq të vogël dhurata kaq të shtrenjta?
Sipas sociologes Dr Lucy Maina, gjëja e parë që duhet të marrim parasysh kur bëjmë një dhuratë luksoze është mosha e fëmijës. Sipas saj, dhurata duhet të përshtatet patjetër me moshën.
“Lërini fëmijët të kenë vetëm ato gjëra që përputhen me përgjegjësinë dhe moshën e tyre. Jo më tepër”, thotë ajo.
Por cilat janë arsyet kryesore se përse prindërit bëjnë këtë zgjedhje?
Sipas Lucy ka një sërë arsyesh pse prindërit bëjnë një zgjedhje të tillë për të kënaqur fëmijët e tyre me dhurata ekstravagante. Në disa raste ata thjesht dëshirojnë të përkëdhelin fëmijët e tyre dhe të shikojnë të vegjlit e gëzuar teksa marrin dhuratat.
Mund të jetë gjithashtu edhe dëshira për t’u dhënë fëmijëve një jetë që ata vetë (prindërit) nuk e kanë pasur. Shumë të tjerë e përdorin si një mundësi për të treguar pasurinë e tyre materiale.
Sipas sociologes, veprime të tilla mund të kenë pasoja të madha për fëmijën, i cili fiton një ndjenjë superioriteti.
“Ata do të sillen sikur bota u detyrohet atyre. Ata fillojnë ta kenë të gabuar konceptin e pasurisë materiale. Ata do mendojnë sikur paraja është gjithçka që ju nevojitet. Fëmija mund ta shikojë me përçmim punën e vështirë”, shton ajo.
Cilat janë efektet anësore të kësaj situate?
Blerja e dhuratave të shtrenjta mund të ketë disa efekte negative. Fëmijë të tillë mund të bëhen të “njohur” për atë që kanë dhe të kenë zili nga bashkëmoshatarët e tyre. Fëmijët mund të rriten duke barazuar dhuratat e shtrenjta me dashurinë, vlerësimin dhe suksesin.
Nuk është për t’u habitur që një dhuratë e shtrenjtë shpesh shkakton “urinë” për një diçka tjetër akoma më të shtrenjtë. Këtu humb sensi i kontrrollit.
Fëmijët që rriten me dhurata të tilla, rritet duke barazuar pasurinë e me lumturinë dhe vetëvlerësimin. Këta fëmijë mund t’i perceptojnë njerëzit pa pasuri si të padenjë dhe inferiorë.
Ekzistojnë gjithashtu prova se materializmi rrit prirjen ndaj stresit financiar, zakoneve të shpenzimeve kompulsive, lojërave të fatit, borxhit problematik dhe vështirësive në marrëdhëniet ndërpersonale.
Sipas sociologëve, prindërit duhet t’u rrënjosin vlerën e punës fëmijëve të tyre. Ata duhet t’i lënë fëmijët e tyre të kuptojnë që jo çdo gjë që duan mund ta kenë menjëherë. Gjithashtu, fëmijët duhet të lihen të lirë të vlerësojnë, duan dhe kuptojnë klasa të ndryshme shoqërore. Ata duhet të rriten me ndjenjën e barazisë, pa bërë diferencime për shkak të materializmit.