Nita zbulon arsyen pse ndërpreu agjërimin, ja kush nga banorët e mbështeti

Këngëtarja shqiptare, Nita Latifi, është aktualisht e vetmja konkurrente nga Kosova në formatin më të ndjekur ‘Big Brother VIP Albania’.

Ajo ka qenë ndër të paktat banore të shtëpisë e cila nisi të agjëronte në muajin shenjtë të Ramazanit.

Mirëpo për shkaqe shëndetësore, ajo duket se është detyruar që ta ndërpresë agjërimin.

Gjatë një bisede me banoren tjetër të shtëpisë, këngëtarja tha se u sëmur dhe më pas kishte probleme me barkun, por arsye tjetër ishte edhe se hante iftar e vetme, duke u veçuar nga të gjithë banorët e tjerë që hanin bashkarisht në një orar tjetër.

Ndërkohë, si për të shprehur mbështetjen e saj, Efi i ka thënë se tani e tutje nëse dëshiron mund të agjërojnë së bashku.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *