Dy kryeministrat shqiptarë, Rama dhe Kurti kanë konferencën e përbashkët, pas nënshkrimit të marrëveshjeve mes dy qeverive.
Rama tha se marrë vendimi për të publikuar një revistë bashkëkohore, ku pohoi të dy vendet kanë shkallën më të lartë të niveli të marrëveshjeve të nënshkruara.
“Ramë dakord që në periudhën e fundit të viti të publikojmë revistën e parë bashkeqeveritare. Do të kemi një fletore zyrtare të të dyja qeverive, do publikohet në fund të çdo viti për të informuar të interesuarit për bashkëpunimin mes nesh. Volumi tregtar Shqipëri Kosovë ka qenë 136 mln euro, sot jemi në 433 mln euro.
Ambicia jonë të shkojmë mbi 1 miliardë. Është rezultat i djersë, ambicies së sipërmarrësve shqiptarë në dy anët dhe lehtësirave që kemi krijuar. Kam një lajm për ata që kërkojnë të gjejnë arsye për ata që komentojnë për mos ecurinë mes 2 qeverive. Kemi shkallën më të lartë të niveli të marrëveshjeve të nënshkruara”, tha ai.