Një ngjarje tronditëse ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Lushnjë. Një 13-vjeçar është gjetur pajetë në banesën e tij në fshatin Golem. Pasi prindërit e kanë gjetur të miturin, e kanë dërguar menjëherë në spital, por ka qenë shumë vonë.
Policia ka shkuar në banesë për të zbuluar si qëndron e vërteta.
Lushnjë/Informacion paraprak
Sot rreth orës 18:00, në spitalin e Lushnjës është sjellë nga prindërit pa shënja jete, djali i tyre 13-vjeçar, banues në fshatin Golem, i cili dyshohet se është vetëvarur në banesë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë të saj.
/Priza.al/