Një djalë kinez vetëm 19 vjeç është i destinuar të jete pacienti më i ri në botë me formën e demencës senile të Alzheimerit. Sipas asaj që u botua në Journal of Alzheimer’s Disease nga ekipi i profesorit neurolog në Pekin, gjithçka filloi kur ai ishte vetëm 17 vjeç me problemet e përqendrimit në shkollë të mesme. Ai nuk ishte më në gjendje të lexonte si më parë, kishte vështirësi në përqendrim dhe në kryerjen e detyrave, me deficite të dukshme të kujtesës afatshkurtër. Për më tepër, i riu nuk ishte në gjendje të mbante mend se ku i kishte vendosur gjërat e tij personale apo nëse kishte ngrënë apo pirë.
“Nëse vërtetohet nga analizat e mëtejshme, ky do të ishte pacienti më i ri në botë”, komenton prof. Paolo Maria Rossini, Shef i Departamentit të Neuroshkencës dhe Neurorehabilitimit të IRCCS San Raffaele.
Pacienti i ri kinez iu nënshtrua një sërë testesh neuropsikologjike të cilat treguan një deficit të dukshëm të kujtesës. Më pas në një MRI e cila zbuloi një humbje të vëllimit të hipokampit (njësitë e kontrollit të disa llojeve të kujtesës), më pas një PET-FDG tregoi një reduktim të dukshëm të konsumit të energjisë në qendrat e trurit shumë të rëndësishme për memorizimin dhe mësimin.
Në dekadat në vijim dhe veçanërisht në 20 vitet e fundit janë përmirësuar shumë metodat për kryerjen e diagnozës së hershme.