Nuk kanë kaluar shumë ditë nga raportimi i lajmit që në shtetin fqinj konkretish në Greqi një vajzë e moshës 19-vjeçare është përdhunuar nga dy oficeret e policisë.
E reja ka deklaruar se mbrëmjen e 11 tetorit është përdhunuar në Komisariatin e Omonisë nga dy oficerë të policisë, njëri 24 dhe tjetri 27-vjeç. Sipas 19-vjeçares, dy policët i kishin kërkuar që të shkonte në Komisariat rreth orës 23:30, dhe pasi kishte mbërritur atje, ata e kishin çuar në bodrum dhe e kishin përdhunuar të dy me radhë.
Pas përhapjes së lajmit, në Athinë pati protesta të shumta në solidaritet me 19-vjeçaren që denoncoi rastin e tmerrshëm. Këto protesta janë shoqëruar edhe me përplasje të dhunshme mes policisë dhe qytetarëve që protestonin. Mijëra qytetarë kanë denoncuar përdhunimin e 19-vjeçares në Komisariatin e Omonias nga dy punonjës policie dhe tentativën e tyre për të mbuluar krimin.
Deklarata dhe protesta e qytetarëve vjen pasi dy policët e rinj në moshë kanë mohuar akuzat e 19-vjeçares dhe kanë deklaruar se marrëdhënia mes tyre ka qenë konsensuale.
Qytetarët në Greqi po protestojnë edhe kundër rastit të një polici që dyshohet se është përfshirë në njëskandal pedofilie ku janë të përfshirë rreth 70 persona.