Një shtetas është gjendur i pa jetë në një dhomë hoteli. Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale H.R.
Sakaq, nuk janë gjetur shenja dhune në trupin e 39 vjeçarit.
Njoftimi i Policisë:
Më datë 07.03.2022, në rrugën “Lord Bajron”, në një dhomë hoteli, është gjetur pa shenja jeta dhe pa shenja dhune, shtetasi H. R., 39 vjeç. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme