Një 50-vjeçar është gjetur i vdekur mbrëmjen e sotme në Larisa të Greqisë.
Mediat greke raportojnë se kanë qenë kalimtarët ata që kanë gjetur pa shenja jete 50-vjeçarin dhe kanë lajmëruar policinë.
Trupi i pajetë është gjetur në rrugën Giannoulis – Ampelona.
Dyshimet e para janë që viktima ka humbur jetën pasi është goditur nga një automjet në lëvizje.