Një adoleshent vodhi autobusin e shkollës dhe u fut në autostradë

 

Një adoleshent nga Nashville, Tennessee është arrestuar pasi autoritetet thanë se gjatë fundjavës ai vodhi një autobus shkolle dhe me se me të u fut në një autostradë.

Djaloshi 14-vjeçar, emri i të cilit nuk është bërë publik, dyshohet se tentoi gjithashtu të përplaste dikë në një servis veturash.

Departamenti i Policisë së Nashville shkroi në Twitter në lidhje me incidentin të shtunën, duke thënë se adoleshenti ngiste autobusin në segmentin I-40 West.

Departamenti tha se autobusi u mor nga Kipp College Prep në Antioki, dhe se adoleshenti shkoi përmes West Nashville, gjatë së cilës kohë ai goditi një pompë karburanti dhe dyshohet se u përpoq të përplaste dikë, sipas Associated Press, shkruan CBS.

Adoleshenti më pas u drejtua për në segmentin I-40, ku thuhet se goditi një makinë, shkroi AP. Sapo u fut në autostradë, 14-vjeçari dyshohet se e drejtoi autobusin deri në mbi 100kMh (65mPh) dhe ndjekja përfundoi pasi policia vendosi një shirit me gjemba pranë një dalje nga autostrada.

“Ai u ndal në segmentin ndërshtetëror dhe po përpiqej të kthehej kur oficerët e thyen xhamin e derës së autobusit dhe e morën adoleshentin në paraburgim”, thanë zyrtarët në Twitter. “Ai është dënuar për shumë akuza”, bënë ditur ata.

Policia përdori një armë “taser” për të ndaluar 14-vjeçarin, thotë AP, duke shtuar se adoleshenti është akuzuar për vjedhje të veturës, sulm të rëndë, shmangie nga arrestimi, drejtimin e pakujdesshëm, drejtimin e automjetit pa patentë, largimin nga skena e një aksidenti dhe mos raportimi i aksidentit.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *