Një banesë në Fier përfshihet nga flakët, asnjë i lënduar

Një banesë është përfshirë nga flakët në qytetin e Fierit. Mësohet se kati i pestë i pallatit është përfshirë nga flakët gjatë orëve të natës në lagjen ‘Kastriot’ në Fier.

Zjarri kishte rënë në dhomën e gjumit të banesës në pronësi të personit Osman Osmani, por që aktualisht banonte me qira një familje tjetër.

Fatmirësisht nuk u raportuan dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale. Shërbimet zjarrfikëse kanë shkuar në vendngjarje ku edhe kanë bërë të munduar shuarjen e flakëve.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *