‘Një botë pa duhan’/ Zelanda e Re ndalon brezin e ardhshëm që të pinë cigare

Zelanda e Re ka prezantuar legjislacionin e parë në botë që do të ndalojë gjeneratën e ardhshme që të mos blenë cigare legalisht.

Një brez ‘pa duhan’ deri në vitin 2025. Blerja e duhanit do të ndalohet përgjithmonë në Zelandën e Re për fëmijët e lindur pas vitit 2009, të cilët nuk do të mund të pinë më duhan. Masat e reja shihen si të parat në botë dhe kanë shkaktuar një reaksion zinxhir reagimesh. Shumë e lavdërojnë, ndërsa të tjerë janë të shqetësuar.

Projektligji aktualisht është në diskutim në parlament dhe pritet që të miratohet shpejt pasi situata në Zelandën e Re është shumë shqetësuese.

90% e popullsisë së rritur dhe 11,6% e qytetarëve 15 vjeç e lart pinë duhan.

Me këtë ligj, Zelanda e re synon një ulje drastike të duhanpirësve nën 5%. Përveç ndalimit të shitjes së cigareve për adoleshentët, kompanive prodhuese do t’u kërkohet të ulin në nivelet e nikotinës në cigare, të cilat mund të shiten vetëm në dyqane të specializuara, hyrja e të cilave do të ndalohet për të miturit.

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *