Kryeministri Edi Rama ka komentuar mbrëmjen e sotme publikimin e fotografive nudo të disa viteve më parë. Ai tregoi të gjithë historinë se si ishte shantazhuar duke i kërkuar të paguante përkundrejt publikimit.
Rama tregon se refuzoi të gënjente dhe të thonte se fotografitë ishin montazh. “Po të thoje që nuk jam unë, votën time ta kishe harru” i kishte thënë një qytetar, sipas rrëfimit të kryeministrit.
Si e keni pritur momentin e publikimit të fotos nudo?
Rama: Kisha shqetësim, kisha një kuti me fotografi lloj-lloj. I kisha lënë në këtë bagazhin e makinës, se janë shumë i pavëmendshëm me gjërat. Një ditë të bukur, më bie telefoni, më thotë dikush, shiko se duhet të bëhesh gati se duhet të paguash se ke edhe fushatën para. Më tha përgatitu të paguash mirë. Më shqetësoi por thashë varja. Pas një periudhe kohe, 10-2 javë, më merr dhe më thotë që mos bëj bëj trimin se mos me pagu ti, do tmerrohen të gjithë gratë e gjithë gocat e gjithë familjet. Pata një flash se fotografitë, i kërkoj dhe nuk i gjej. Makina kishte shkuar në një remont kapital. E kisha një përgatitje. Lanë një zarf në një kuti postare. Nuk bëhej fjalë që unë të paguaja. Erdhi zarfi me këto, ishin lënë tek kutia postare e bashkisë. Më merr në telefon ajo organizuesja e bashkisë, e i thashë mos u shqetëso se nuk sheh për herë të parë. Më sugjeronin njerëzit që të thosha se ishte montazh. Por më vinte plasja që të gënjeja. Por kam pasur shumë besim tek shqiptarët, janë shumë të mprehtë. Tek kjo pjesë thoja çfarë është kjo? Nuk ishte e lehtë, se mendoja… Fotografitë e rritën diferencën. Shkova në një takim, ata të gjithë shpërthyen në duartrokitje, tek cepi ishte një nga këta kullerat, nja 20 vjeç. Më thotë: Lako je i modh. E kisha nda mendjen që do votoja për ty, e do doja të dëgjoja që ça do thoje për këtë. Se po të thoje që nuk jam unë, votën time ta kishe harru. Shqiptarët janë shumë të mprehtë dhe shumë të adaptueshëm. Votuesi shqiptar ka një shtresë njëherë të përgjithshme të votës të ndarë nga historia.