Një ditë më parë ‘po dëfrehej’ me Vuçiç, Richard Grenell vizitë misterioze në Tiranë, takohet me Ramën

Ish i dërguari i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell pas vizitës që pati në Serbi duket se ka ardhur në Shqipëri por kjo gjë nuk është bërë e ditur nga institucionet shqiptare. Vizitën e Richard Grenell në Tiranë e ka bërë publike vetë ky i fundit nëpërmjet një fotoje që ka postuar në rrjetin e tij social Instagram.

‘Tregime ngjarjesh gjatë një dreke të dielë me mikun dhe kryeministrin shqiptar, Edi Rama – në Tiranën aq të nxehtë,’- ka shkruar Grenell në llogarinë e tij në Instagram.

Ende nuk bëhet e qartë pse ky takim u mbajt i fshehtë nga kreu i qeverisë por disa orë më parë Richard Grenell ka kaluar disa orë shumë entuziaste me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

 

 

 

/Priza.al/

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *