Robert Lewandowski po fiton çdo çmim të mundshëm, përveç atij që kishte më shumë rëndësi, “Topit të Artë”. Së fundmi sulmuesi i Bayern Munich është vlerësuar me çmim “Golden Boy”, lojtari më i mirë i vitit, një titull që akordohet nga “Tuttosport”.
Në një intervistë të dhënë, Lewandowski nuk e mohon që një ditë mund të luaj në Serie A.
“Nuk mund të them asgjë, pasi është diçka që nuk e di, por di që Italia më josh shumë. Mund të ndodh, pasi në Itali do të kisha mundësi të përballesha me lojtarë të mëdhenj dhe me skuadra të madha. Më kujtohet shumë mirë Roberto Baggio. Isha 6 vjeç kur fillova të shihja ndeshjet e tij, talentin e tij të madh dhe stilin e tij”, theksoi ndër të tjera Lewandowski.
/Priza.al/