Një ditë para 18 dhjetorit, Basha thërret Kryesinë e PD

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha do të zhvillojë pasditen e sotme një mbledhje me kryesinë e PD-së. Në një mesazh dërguar anëtarëve, kryedemokrati Basha bën me dije se mbledhja do të zhvillohet në orën 18:00 në selinë blu.

Në rendin e ditës, sipas Bashës, do të jetë mbledhja e Kuvendit të PD-së që pritet të mbahet nesër në Pallatin e Kongreseve.

“Te nderuar anetare te Kryesise, Sot ora 18:00 do te zhvillohet mbledhja e Kryesise se Partise, me rend dite per mbledhjen e Kuvendit te dites se neserme. Ju falenderoj!”- shkruhet në mesazhin e shpërndarë.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *