Një ditë para mbajtjes së Kongresit Kombëtar të partisë, Edi Rama po realizon një takim privat me ministrat dhe deputetet në zonën e ish- bllokut, tek vila 30. Sakaq, kujtojmë se nesër, në kongres pritet të votohen nga delegatët ndryshimet statutore, ndërsa objektiv tjetër i socialistëve ka qenë edhe ripërtëritja e partisë nëpërmjet anëtarësimeve të reja.
Ndër të tjera pritet të caktohen objektivat për 4 vitet e ardhshme të qeverisjes.