Një ditë para protestës, Berisha: Rama ka frikë nga ne, kërkon të na përgjysmojë

Kreu i PD, Sali Berisha një ditë para protestës ka deklaruar se në seancën e ditës së nesërme do të jetë i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama.

Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Kryesisë së PD, Berisha tha se Rama ka frikë dhe për këtë shkak ai kërkon t’i përgjysmojë ata duke iu referuar kështu përjashtimit të deputetëve të PD.

“McGonigal është në burg, Edi Rama e ka vendin në burg. Akti që ka kryer Edi Rama ndaj SHBA, dhe ndaj Shqipërisë, krimi i rëndë që ka kryer kundër pluralizmit politik dhe sigurisë së SHBA meriton një ndëshkim ekzemplar.

Faza e parë e dërgimit të tij në banesën e tradhtarëve, armiqve të demokracisë është largimi i tij nga pushteti. Ndaj dhe cdo ditë, cdo betejë, ka një rëndësi të jashtëzakonshme. Sot ata marrin përsipër të përjashtojnë dhe një grup tjetër tonë nga Parlamenti se nesër Rama pas një muaji vendos të shkojë në sallën e parlamentit por ka frikë e tmerr nga prania jonë dhe kërkon të na stërpërgjysmojë”, deklaroi Berisha.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *