Selia e partisë më të madhe opozitare, ditën e djeshme, pa të ndodhte një situatë kaotike.
Sali Berisha me mbështetësit e tij u fut brenda selisë me argumentimin se do të organizojë një mbledhje.
Në fund të mbledhjes, zhvilloi një konferencë ku dhe paraqiti referendumin ku do votohej apo jo për shkarkimin e Bashës.
Në të njëjtën kohë edhe Lulzim Basha zhvillonte një mbledhje në një tjetër zyrë brenda selisë.
Kjo situatë u shoqërua dhe me incidente e përplasje mes dy kahëve të mbështetësve.
Situata e krijuar ka bërë që të ndërmarrin veprime ambasadorët e SHBA-së, BE-së Gjermanisë, Francës dhe Anglisë.
Ambasadorët do të zhvillojnë një takim sot në orën 10:00 me kryetarin e PD-së Lulzim Basha në selinë blu.
/Priza.al/