Kryeministri Edi Rama në Konsultim për Amnistin fiskale dhe Kreu i PD Sali Berisha në konferencë për media kanë pasur një emërues të përbashkët; amnistinë fiskale gati edhe në të njëjtin orar.
Rama ka thumbuar edhe Dhomën amerikane të tregtisë, e cila bëri thirrje që qeveria t tërhiqej nga projektligji për amnistinë fiskale.
Rama e cilësoi këtë një fletërrufe që tregon mungesë respekti për sovranitetin e vendit.
Rama: Nuk e kemi menduar sot amnistinë por 9 vite më parë, por nuk e kemi propozuar sepse e dinim që nuk i kishte ardhur koha. E kemi nisur kur na ra një gjëmë në kokë si tërmeti. Patjetër që angazhimi është në funksion të thithjes së parasë dhe nxjerrjes së parasë nga e zeza në të bardhë, kjo nuk diskutohet pse të bëjmë kot. Por ti vish Shqipërisë dhe ti thuash që amnistia “perse” është një gjë e papranueshme është mungesë respekti dhe si gjithnjë dhe kurdoherë unë miqve dhe partnerëve tanë iu them se respekti reciprok është A-ja e punës sime. Ne nuk jemi një vend me bisht, kur amnistia bëhet në të gjitha vendet që ne na japin mësime dhe ne i pranojmë mësimet me shumë kënaqësi kjo nuk është gjëja e drejtë dhe e duhur. Ne kemi bërë 3 vite punë sepse tërmeti na shtyu të themi ta bëjmë, argumentet që na u dhanë ishin të vlefshëm dhe prandaj ne e shtymë këtë proces dhe pse do e kishim më të lehtë për votat në atë kohë, sepse e para sistemi ynë (ngrehina) ligjore kundër pastrimit të parave nuk ishte e ngritur, kjo ishte e para. Sot e kemi të ngritur të gjithën, sot strukturat e drejtësisë janë të ngritura. E treta, fiskalizimi nuk ishte ende i ngritur, sot është i ngritur dhe kur çohet Dhoma Tregtie me fletërrufe për këtë iniciativë kjo është vetëm mungesë respekti për të drejtën e Shqipërisë për të pasur ambicien e saj. Pse? Që paratë të rrinë jashtë?
Nga ana tjetër Sali Berisha është shprehur se amnisitia fiskale nuk i shërben vendit duke u pozicionuar kundër kësaj nisme
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është pozicionuar sërish kundër nismës së qeverisë për amnistinë fiskale.
Berisha: Duke përshëndetur të gjitha reagimet brenda vendit dhe të huaja të bëra kundër këtij akti, paralajmëroj Qeverinë se amnistia e saj fiskale është një goditje shumë e rëndë për bizneset e ndershme, është një goditje shumë e rëndë për reputacionin e vendit, rendin dhe sigurinë në Shqipëri. Në qoftë se siç ka qëllim kryesor të legalizohen paratë e krimit, pasi ju e keni të qartë se nuk ka shqiptar të ndershëm i cili me punën e ndershme shtesë që mund të bëjë, qoftë edhe i paregjistruar, të mund të sigurisë 2 milionë euro kursime. Kjo ka vetëm një synim, që çunat të legalizojnë paratë e krimit dhe ne jemi kategorikisht kundër saj./priza.al