Një fëmijë vdes pas sulmit në Kabul, shtohet numri i të plagosurve

Numri i personave që kanë humbur jetën si pasojë e një shpërthimi të regjistruar në Kabul, ka shkuar në dy. Një prej tyre mësohet se është fëmijë, ndërsa për tjetrin, nuk dihen ende detaje. Ndërsa tre persona mësohet se kanë mbetur të plagosur nga ky shpërthim, shkruan CNN.

Sumi u regjistrua këtë pasdite dhe autorësinë për të e mori SHBA-ja. Zyrtarët amerikanë deklaruan se kishin hedhur në erë një shtëpi, ku kishin informacione se ndodhej një nga kamikazët e ISIS.

Zyrtari Jake Sullivan tha se sulmet nuk do të ndalonin deri në momentin që të shkatërrohej e gjithë selia e ISIS në Afganistan.

/Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *