Një ‘fshat’ si ai i Samir Manes/ “Rolling Hills” reklamohet në librat shkollorë

Historia e klasës së katërt tashmë sjell ‘risi’ në konceptet e saj dhe kjo është vënë re tek përkufizimi i fjalës ‘fshat’. Duket se është gjetur vendi ‘i duhur’ se ku të reklamohet kompleksi i ‘Rolling Hills” në Tiranë, në mënyrë që të miturit të krijojnë iluzione që në moshë të hershme mbi jetesën e luksit, që në fakt është shumë larg përkufizmit të vërtetë të fjalës ‘fshat’.

Nga ana tjetër kreu i vendit, Edi Rama shpesh përmend që në tekstet shkollore janë futur libra të “Cambridge” dhe “Oxford” por mesa duket dijet duhet të nisin me reklamimin e panoramës së biznesmenit Samir Mane.

SHËNIMI I PLOTË në LIBËR

Dikur fshatrat qeveriseshin si komuna, ku disa fshatra përbënin një të tillë. Ditët e sotme ato janë bërë pjesë e bashkive të mëdha. Drejtuesit e bashkive për t’u kujdesur për fshatin, caktojnë një adminsitrator. Rruga automobilistike të çon drejt e në qendër të fshtit. Me rrugë të asfaltuara ai lidhet jo vetëm me qytetin, por edhe me fshatra të tjera. Pothuaj të gjitha shtëpitë e fshatit janë bërë të reja. Në qendër të fshatit është shkolla dhe qëndra shëndetësore. Banorët atje janë dashamirës edhe me çdo kalimtar. Fshati është vërtetë i bukur dhe atje jetohet mirë.

/Priza.al/

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *