“Një gjuhë, një abetare, një komb!”/ Ministrja Kushi: Nga viti i ardhshëm Kosova dhe Shqipëria do të kenë një abetare të njëjtë

Ministrja e Arsimit Evis Kushi, ka thënë ditën e sotme gjatë një konference se duke nisur nga viti i ardhshëm , do të ketë një abetare unifikuese në të gjithë territorin e vendit.

Kushi shtoi se janë në bashkëpunim me autoritetet e arsimit në Kosovë, që kjo nismë të zhvillohet edhe atje, nën moton “një abetare, një gjuhë, një komb”.

Fjala e Kushit: 

“Mendojmë që në kushtet e reja në të cilën ndodhemi, patjetër që një abetare e re do të jetë një vlerë e shtuar dhe do të japë një kontribut më të rëndësishëm të brezave të ri. Kemi një kontekst social të ri dhe historik. Kemi metodologji të reja bashkëkohore dhe teknologji të avancuara. Që të gjitha këto duhet të reflektohen te përmbajtja dhe forma e abetares së re. Kam bindjen që vendimi që morëm te Këshilli i Ministrave për të pasur një abetare unike, është vendimi i drejtë dhe i duhur, për të pasur të gjithë një start të barabartë dhe padyshim një qasje të barabartë.

Unë kam besim që puna për abetaren e re ka një bazë shumë të mirë dhe jam i sigurt që autorët tanë, metodistët tanë kanë përkushtimin e duhur për të konkurruar me abetare dinjitoze. Jam e lumtur që iniciativa e kryeministrit, jo vetëm ka gjetur mbështetje të gjerë në Shqipëri, por jam e lumtur që dhe festa që ai i drejtoi qeverisë së Kosovës, gjeti gjithashtu miratim. Unë me homologen time në Kosovë kemi dakordësuar për të filluar shpejt nga puna për një komision të përbashkët që do të merret me të gjitha procedurat. E përsëris që kemi një përvojë të mirë në bashkëpunim me Kosovën. Vitin e ardhshëm, ne t’i dhurojmë vogëlushëve, një abetare të re të përbashkët, të unifikuar për të gjithë nxënësit. E ku ka më bukur, një komb, një gjuhë, një abetare”, tha Kushi.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *