Një grua desh e hodhi në mbeturina biletën me 200,000 dollarë

Një grua nga Karolina e Veriut tha se bileta e saj e lotarisë pothuajse përfundoi në koshin e plehrave përpara se të kuptonte se ishte një fituese prej 200,000 dollarësh.

Jacqueline Leigh, 60 vjeç, u tha zyrtarëve të Lotarisë Arsimore të Karolinës së Veriut se ajo bleu një biletë Hot 5 prej 5 dollarësh, por nuk mendoi se ishte fituese pasi e gërvishti.

“Unë me të vërtetë isha gati ta hidhja”, deklaroi ajo. “Por u ktheva dhe e shikova përsëri dhe atëherë e zbulova”.

Leigh u shpreh se ishte e tronditur kur zbuloi se bileta që gati shkoi në plehra ishte një fituese prej 200,000 dollarësh.

“Isha shumë e emocionuar,” tha ajo. “Mendoj se bërtita.”

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *