Truproja e Dan Bilzerian është sulmuar nga një grup prej 15 15 turistësh francez-algjerian. Incidenti i dhunshëm ndodhi pranë një plazhi të njohur kozmopolit në Mykonos që sipas infarmacioneve të para ka ndodhur në ambjente të jashtme.
Truproja u thirr nga njerëzit e hotelit për të ndërhyrë kur një grup prej 15 vetash me kombësi francez-algjeriane që kishin konsumuar sasi të mëdha alkooli filluan të krijojnë probleme. Nikos Aravantinos u përpoq të qetësonte turistët e çmendur, por ata filluan ta sulmonin, duke hedhur gjithçka që gjetën para tyre, nga shishet me alkool, tek gotat dhe objektet e mprehta.
Ndërsa disa të tjerë e sulmuan nga pas duke e goditur me shkelma dhe grushte në të gjithë trupin. Për shkak të goditjeve të rënda, Aravantinos ra në tokë në gjendje të fikti dhe i mbuluar me gjak. Njerëzit në hotel njoftuan policinë dhe ambulancën.
Dy nga 15 personat që morën pjesë në sulm janë arrestuar, ndërsa të tjerët kërkohen.
Një ambulancë transportoi truprojen në Qendrën Shëndetësore. Ai po trajtohet për goditje të forta në kokë dhe është konsideruar e nevojshme që të dërgohet me helikopter në një spital në Athinë.