Një grup të rinjsh bllokohen në Malësinë e Madhe/ Një prej tyre shfaq probleme shëndetësore, FNSH drejt vendngjarjes

Një grup të rinjsh nga Bajza e Shkodrës kanë kërkuar ndihmë nga policia pasi kanë mbetur të bllokuar në afërsi të fshatit Fushë-Zezë.

Disa persona kanë shkuar për të bërë ngjitje në mal, por njëri prej tyre, Orlando Gila, ka paraqitur vështirësi shëndetësore.

Autoritetet kanë bërë me dije se drejt tyre janë nisur dy grupe shpëtimi dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, si dhe një ambulancë.

“Nga komunikimi me vendin ku ndodhet i sëmuri rezulton se gjendja e tij është në përmirësim. Me grupet e gatshme të forcave të ndërhyrjes së shpejtë është dërguar edhe një infermier për t’i dhënë ndihmën e shpejtë në rast nevoje”, sqarojnë autoritet.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *