Autoritetet në aeroportin e Athinës qëndruan në gatishmëri pasi një avion Airbus A333 konstatoi dështim të frenave pak para uljes. Sipas Brigadës së Zjarrit, forcat e saj u vendosën në gjendje të jashtëzakonshme dhe zbatuan protokollin përkatës në Aeroportin Eleftherios Venizelos.
Avioni Delta po fluturonte nga Atlanta në Athinë. Ambulancat kanë shkuar në vendngjarje. Avioni arriti të ulet në mënyrë të sigurt në orën 10.56 të mëngjesit.
Gabimi i raportuar ishte mbinxehja e frenave dhe raportimi në Kullën e Kontrollit u bë pak para fillimit të procesit të uljes. Avioni kishte 248 pasagjerë dhe ekuipazh.
/Priza.al/