Një histori suksesi në mjekësi/ Realizohet transplanti i parë i zorrëve në trupin e vogëlushes 1-vjeçare

Një foshnjë 1-vjeçare nga Spanja iu nënshtrua një operacioni të suksesshëm të transplantit të zorrëve, duke u bërë i pari njeri në botë që kryen këtë lloj transplanti. Sipas një deklarate nga spitali ‘La Paz’ në Madrid, “fëmija ka dalë nga spitali dhe është në gjendje mjaft të mirë në shtëpi me prindërit e saj”.

Spanja është një lider global në transplantet e organeve në botë. Mbi 102 prej tyre për milion banorë janë kryer në vitin 2021, një normë e tejkaluar vetëm nga Shtetet e Bashkuara, sipas të dhënave të Ministrisë Spanjolle të Shëndetësisë.

Foshnja, Emma, ishte diagnostikuar me mosfunksionim të zorrëve kur ishte vetëm një muajshe. Zorra e saj ishte shumë e shkurtër dhe shëndeti i saj u përkeqësua me shpejtësi derisa mori transplantin multivisceral. Përveç zorrëve, Emma mori edhe një mëlçi, stomak, shpretkë dhe pankreas të ri.

“Lajmi i mirë është se jeta vazhdon, Emma është shumë e guximshme dhe dëshmon çdo ditë se dëshiron të jetojë”,- u tha nëna e saj gazetarëve përpara se të falënderonte familjen e donatorit dhe mjekët. Ajo tha se Emma tani është 17 muajshe.

Dhurimet e organeve u mundësuan nga një person i vdekur, pasi mjekët konfirmuan mungesën e rrahjeve të zemrës dhe frymëmarrjes. Organet e dhuruesit më pas u ruajtën artificialisht – pavarësisht mungesës së gjakut të oksigjenuar  – përmes një sistemi të njohur si Oksigjenimi i Membranës Ekstrakorporale (ECMO).

Ajo që e bën të veçantë rastin e Emmës është vështirësia në ruajtjen e zorrëve nga dhurimi i asistolës, për shkak të karakteristikave të organit tretës. Shumica e organeve të transplantuara vijnë nga donatorët, të cilët kanë pësuar vdekje të trurit, por kanë ende rrahje zemre, pasi kjo i mban organet të paprekura. Megjithatë, që nga zhvillimi i donacioneve moderne të asistolës, popullariteti i teknikës është rritur, aq sa tashmë përbën rreth një të tretën e të gjitha donacioneve në Spanjë, tha në deklaratën e tij spitali ‘La Paz’.

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *