Zbardhen detaje të reja nga plagosja në Vorë. Ka përfunduar në prangat e policisë një nga të përfshirët në sherrin që ndodhi të martën. I arrestuarit fshehu ngjarjen, nga e cila mbeti i plagosur 28-vjeçari Xhuljano Shkurti.
Kujtojmë që gjithë ngjarja ndodhi në një servis, ku në fillim janë konfliktuar tre persona, edhe njëri prej tyre qëlloi me armë zjarri gjatë konfrontimit.
“Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 7 arrestuan shtetasin 39 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, si dhe po punojnë për shoqërimin e shtetasve 32 vjeç, 38 vjeç, dhe 37 vjeç.
Ditën e djeshme, këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me shtetas të tjerë ende të paidentifikuar, kanë hyrë në ambientet e një servisi në Vorë, dhe janë konfliktuar.
Gjatë konfliktit, shtetasi dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri dhe si pasojë ka mbetur i plagosur shtetasi ndërsa shtetasit janë dëmtuar gjatë konfrontimit fizik. Të tre këta shtetas janë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.