Një jetë si legjendë! Gianluigi Buffon feston sot ditëlindjen e 44 në sezonin e 27-të si profesionist

Pavarësisht se në Itali ka të paktën katër vite që spekulohet për një pensionim të mundshëm nga futbolli, portieri legjendar Gianluigi Buffon këtë të premte feston ditëlindjen e tij të 44-të, ende si futbollist profesionist, tashmë te Parma, në Serinë B dhe me një karrierë ende larg fundit.

I lindur në Toskanë në vitin 1978, Buffon ka jetuar 27 nga 44 vitet e tij si profesionist, në një karrierë të jashtëzakonshme, ku ka fituar 27 trofe, duke përfshirë Kupën e Botës 2006 me ekipin italian dhe duke u  kthyer në një idhull për brezat e rinj të portierëve.

Ai është lojtari me më shumë paraqitje në historinë e Serisë A (657) dhe Kombëtares italiane (176), dhjetë herë kampion i Italisë, një herë kampion i Francës dhe padron i rekordit për minuta pa pësuar gola në kampionat, plot 973.

Buffon  u largua nga Juventusi vitin e kaluar për t’u kthyer te Parma, klubi ku filloi karrierën e tij të lavdishme.

Sezoni i tij i 27-të si profesionist nuk po shkon në formën më të mirë për Parmën, e cila është më afër rënies në Serinë C sesa ngjitjes direkte në Serie A, por paraqitjet e tij personale mbeten të profilit të lartë.

Zhgënjimi më i madh është padyshim dështimi për të fituar Ligën e Kampionëve, si dhe vendosja e rekordit për pjesëmarrje në Kupën e Botës, pasi deri më tani ka marrë pjesë në 5 të tillë. Pavarësisht kësaj, ai ngelet një legjendë e gjallë e futbollit.

 

 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *