Një leopard ka hyrë në një nga fabrikat e Mercedes (Chakan), i cili shpërndau punëtorët në panik.
Kjo ngjarje e pazakontë ka zgjatur për disa orë, deri në momentin kur forcat e shpëtimit kanë mbërritur në vendngjarje.
Ekipit të Wildlife SOS i është dashur të udhëtojë me kilometra të tëra, për të vënë në gjumë leopardin dhe për ta rikthyer atë në habitatin e saj natyror.
Bëhet fjalë për leopardin mashkull tre vjeç. Ndërkohë, kafsha është nxjerrë nga fabrika u inspektua dhe është lëshuar në natyrë.
Ndër të tjera, kjo nuk është hera e parë që një leopard futet në fabrikat e makinës. Një situatë e ngjashme ka ndodhur edhe në vitin 2017, kur një grabitqar i rrezikshëm shkaktoi kaos në Nju Delhi dhe detyroi autoritetet të mbyllnin fabrikën më të madhe Manesar.