Ditën e djeshme një nga gazetarët më të njohura televizive në vend, Eni Vasili u bë nënë për herë të parë duke sjellë në jetë dy binjake.
Mëngjesin e sotëm Vasili është zgjuar më e lumtur se kurrë më parë me dy vogëlushet e saj. Ajo ka postuar në Instagram foton e parë të vajzave, që kanë ardhur në jetë të shëndetshme. Në imazh shihen dy duart e vogla të vajzave, që janë të kapur pas gishtit të Enit. Ajo e përshkruan takimin e parë me to si një magji të vërtetë.
“Takimi ynë i parë ishte një magji. Sofi dhe Nikol me risollën në jetë me lindjen e tyre. Të bekuara qofshin. ❤️??
Rikujtojmë që vogëlushet do të mbajnë emrat e gjysheve të Enit dhe të Armandit( partnerit të moderatores).
/Priza.al/