‘Një maloke më pak’/ Njoftohet tubim para KPK-së ‘kundër diskriminimit’ dhe ‘kapjes së drejtësisë’

Ditën e premte, më datë 08.04.2022 ora 12.00 përpara Komisionit të Posaçëm të Kualifikimit (KPK), me adresë: Rruga Kavajës, ish Ministria e Kulturës, zhvillohet tubimi qytetar kundër:

Diskriminimit racor.

Diskriminimit të prejardhjes.

Kapjes së Sistemit të Drejtësisë.

Të bëhemi bashkë të gjithë për të ndryshuar këtë vend.

Kujtojmë se gjatë seancës së vetingut në KPA, drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës Elisabeta Imeraj ka zbardhur një prej mesazheve që anëtarja e vetingut Genta Bungo, ka dërguar duke paragjykuar prejardhjen e magjistratëve.

“Zonja Genta Bungo ka një paragjykim të tmerrshëm për subjektin e rivlerësimit. Ça të duhet, ajo qeshi ça të duhet, një maloke më pak? Pupupupu! Unë u largova se ajo ishte eprorja ime”-deklaroi Imeraj.

Ky mesazh diskriminues i Bungos ka shkaktuar shumë reagime.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *