Ditën e sotme shoqëria civile ka protestuar kundër diskriminimit, pasi një anëtare e KPK e cilësonte maloke kryeprokuroren Elisabeta Imeraj.
Në disa SMS që ka lexuar përpara KPA, Imeraj ka deklaruar se komisionerja e shkallës të parë Genta Bungo, kërkonte shkarkimin e prokurores së Tiranës për shkak se ishte “maloke”, duke iu referuar origjinës së saj nga Tropoja.
Aktori nga Tepelena Mehdi Malka, ka marrë pjesë në këtë protestë teksa tha se është turp që shqiptarët të ndahen në veri dhe jug.
Sipas tij është e turpshme që një zyrtare e lartë të bëj një deklaratë të tillë.
“Unë jam malok por kam edhe miq malok këtu. Miq të dashur njeriu nuk zgjedh dot, nënën, babanë, hallën por nuk zgjedh dot edhe vendin e lindjes.
Është e turpshme që një zyrtare e lartë, se nuk qëndron problem, problemi është se po bëhet një luftë e madhe, se këta të veriut qenkan ashtu, dhe të jugut aristokratë. Ku e gjetëm në veri dhe jug, e dua shumë Shkodrën, Tropojën, Dibrën, kam qenë kudo, kam dhënë shfaqje, e dua shumë vendin tim, e shëmtojnë njerëzit, kush e ka shpik këtë veriun, politika e ndyrë vazhdon të jetë e ulët, këmbëkryq në mes të Tiranës.
U dyndën vëllezërit kosovar nga halli i madh, është turp të thuash veri jug, unë jam një derr maloku.
Fjala malok ka një fjalë shqip, turqisht, mal me okë”– u shpreh Mehdi Malka.
Shkak është bërë seanca ndaj kryeprokurores së Tiranës Elisabeta Imeraj, ku u hodhën pretendime se procesi ndaj saj ishte i iniciuar për arsye krahinore.
Në disa SMS që ka lexuar përpara KPA, Imeraj ka deklaruar se komisionerja e shkallës të parë Genta Bungo, kërkonte shkarkimin e prokurores së Tiranës për shkak se ishte “maloke”, duke iu referuar origjinës së saj nga Tropoja.