“Një maloke më pak”/ Vjen reagimi i ashpër i Manjanit: Nuk është thjesht Genta, por moda politike me çitjane

Gjatë seancës së vetingut në KPA, drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës Elisabeta Imeraj ka zbardhur një prej mesazheve që anëtarja e vetingut Genta Bungo, ka dërguar duke paragjykuar prejardhjen e magjistratëve. “Ça të duhet, -ajo qeshi- ça të duhet, një maloke më pak? Pupupupu! Unë u largova se ajo ishte eprorja ime”, ishte mesazhi i lexuar nga prokurorja Imeraj. Ky mesazh ka shkaktuar shumë reagime. Avokati Ylli Manjani shkruan se ‘Prokurorja Elisabeta Imeraj nuk është e para e as e vetmja viktimë e modës antimalokë. Ajo është prova e fundit e sekzistencës së modës politike të dasisë sociale për arsye politike’.

Postimi i plotë

Nuk është thjesht Genta, por moda politike që sundon prej vitesh. Është moda politike që të bën “modern” ti thuash shqiptarit të veriut malok. Kjo modë e konsideron të folurën e malësorit dragobisht.

Është moda politike që shqiptarin e veriut e quan jo vetëm malok, por edhe zabtues, shpellar e madje edhe Çeçen.

Sipas modës ka një ndarje krahinore, madje deri edhe rracore në shoqëri. Kjo është psikoza që kanë ngulur modernët e politikës, që lakuriqsinë, narkomaninë dhe orgjitë e veta i quan moderne.

Është kjo moda politike që u shëmb shtëpitë dhe rrëmben pronat disa shqiptarëve vetëm për shkak se janë malokë.

Është po e njëjta modë që i pret fjalën Nënës Lizë në protestë. Se Liza është Malokë. Nuk i pret e as i lyen flokët me modë në parukeri.

E kuptoni apo jo?

Moda politike të heq shtëpinë, pronën e fjalën, jo më vendin e punës!!!

Jo vetëm veriori, por edhe i varfri është Malok, sipas modës politike. Veriu është përkufizim i varfërisë. Veriori duhet të mbetet i varfër.

Edhe opozitari është malok. Kusur nga Tropojani Berishë ky që duhet tja paguajë modës çdo opozitar.

Çdokush që modernët e fusin në fokus për ta dënuar e shpallin fillimisht Malok.

Hitlerianë!

Prokurorja Elisabeta Imeraj nuk është e para e as e vetmja viktimë e modës antimalokë. Ajo është prova e fundit e sekzistencës së modës politike të dasisë sociale për arsye politike.

Genta nuk është as e para e as e vetmja që e përdor atë fjalë mllefi. Ajo thjesht e ka dëgjuar aty vërdallë dhe e përdor për modë. Vettingu ndaj malokëve ka qenë më i ashpër se ndaj jo malokëve.

Ndaj këtë “nder” duhet tja dimë atij modernit politik me çitjane, si autor ekskluziv i rilindjes së kësaj mode.

Nuk është thjesht Genta por moda politike që karikon shqiptarin kundër shqiptarit me mllef.

Kështu sundon e qetë politika..

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *