Dilaver Idrizi, 61 vjeçari i cili u arrestua dy ditë më parë për vrasje të mbetur në tentativë, duke hedhur bashkëshorten e tij nga kati i tretë.
Idrizi ndodhet sot para trupës gjyqësore, në pritje të vendimit. Historia horror mes çiftit ka nisur ditën e 8 Marsit, një festë kjo kushtuar gruas. Nga deklaratat, sipas tij gruas i kanë ardhur mesazhe urimi, duke shkaktuar tek ai një xhelozi të shfrenuar.
Numri në të cilën bashkëjetueses së tij i kanë ardhur mesazhet, ka qenë numri i Idrizit, kjo sepse gruaja nuk ka pasur telefon.
Kontakti dhe mesazhi ishte nga një shoqatë bamirësie për ndihma. Në datën 11 Mars, gruaja është gjendur në reanimacion në gjendje të rëndë dhe e monitoruar jo vetëm nga mjekët por edhe nga Idrizi.
Historia u bë publike nga vajza e gruas, e cila ka treguar se agresori i së ëmës i qëndronte pranë në spital me shpresën se kur të zgjohej ajo nuk do tregonte.
Vajza në deklaratën e saj tregon se kur e pyeti të ëmën çfarë kishte ndodhur kishte ndërhyrë bashkëjetuesi i saj duke e urdhëruar, “mos e pyet se është e lodhur”.
Në një moment kur kanë ngelur vetëm, gruaja ka rrëfyer për gjithçka ndodhi dhe po ndodhte në spital ku ajo kërcënohej, duke shtuar se “pasi më dhunoi e s’më dha ujë, aty kam humbur ndjenjat e s’mbaj mend asgjë”.