Një minutë heshtje për vrasjen makabre të 8-vjeçarit, qytetarët ndezin qirinj në Fier

Vrasja e 8-vjeçarit Mateo Vasiu, nga fqinji i tij ka tronditur mbarë opinionin publik. Ditën e sotme të miturit i është dhënë lamtumira për në banesën e fundit. Mes lotëve dhe trishtimit, familjarët e të afërmit e djalit i kanë dhënë lamtumirën fëmijës.

Institucionet e Bashkisë së Fierit, kanë mbajtur një minutë heshtje për ngjarjen makabre. Me qirinj në duar, ata kanë dalë jashtë institucioneve shtetërore dhe kanë heshtur për një minutë.

 

Kush është Klodian Çalamani?

Klodian Çalamani në 2006 është autor i një tjetër pengmarrjeje. Ai së bashku me shokun e tij, Florian Vasiu, 25 vjeç, nga fshati Grecalli kanë marrë peng një vajzë, atëherë 16-vjeçare. Shoku Florian Vasiu pëlqente vajzën, por ajo jo pasi ishte e lidhur me dikë tjetër. Pikërisht i dashuri i saj ka ndaluar të rinjtë dhe i kanë thënë që të mos e bezdisnin më vajzën. Ky veprim i të dashurit të vajzës ka acaruar të Çalamanin dhe Vasiun, të cilët e kanë marrë peng dhe e kanë torturuar për 20 minuta, duke e kërcënuar se do i shëmtonin pjesë të ndryshme të trupit, më konkretisht gjoksin duke ia prerë me biçak. Nga hetimet e Prokurorisë së Fierit ka rezultuar se për të arritur qëllimin e tyre, Klodiani ka kërcënuar edhe motrën e tij, E. Çalamani, e cila është përdorur për të futur në kurth adoleshenten. Në atë kohë, dy të rinjtë u dënuan nga Gjykata e Fierit, me nga katër vjet burgim për veprën penale të heqjes së lirisë të kryer në bashkëpunim, bazuar në nenin 110/2 të Kodit Penal. Ai u lirua nga burgu i Rrogozhinës në vitin 2009.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *