Një mrekulli gjermane/ I konsideroi të mbytura… babai shqiptar gjen dhe përqafon të bijat, ia shpëtuan me helikopter

Gjermania është goditur këtë javë nga një valë masive përmbytjesh e cila ka lënë pas shkatërrim dhe drama të mëdha për shumë familje.

Por jo të gjithë është e thënë se duhet të vuajnë… Një lajm i mirë është dhënë sot nga mediat gjermane për ribashkimin e lumtur të një familjeje shqiptarësh që u nda gjatë përmbytjes katastrofike në Gjermani.

Një babai shqiptar të quajtur Shefik Hyseni, 46 vjeç, i ka ndodhur një mrekulli si në filma, kur arriti të shtrëngojë në krahë vajzat e tij, Lauretën dhe Altunën, të cilat i kishte konsideruar si të humbura.

Image

Këto dy të fundit ishin shpëtuar në fakt nga skuadrat e emergjencës me helikopter.

Në Altenburg, të Rheinland-Pfalz, Shefik Hyseni nuk e dinte për orë të tëra nëse i kishte humbur vajzat e tij në përmbytjen e vdekjes! Babai pati frikë për jetën e Lauretës 13-vjeçare dhe të Altunës 17-vjeçare. A kishin qenë në gjendje të dilnin të sigurta në kohë?

Image

Hyseni tha për “BILD” se: “Të mërkurën në mbrëmje vajzat e mia më telefonuan dhe më thanë se, uji kishte hyrë tashmë në katin e parë!”,- tha 46-vjeçari që vrapoi menjëherë në shtëpi.

Por kur ai arriti pranë zonës ku banonte nuk kalonte dot më, pasi uji ishte kudo. “Hera e fundit që fola me to ishte rreth orës 21:00. Pastaj lidhja u ndërpre”.

Image

Krejt i dëshpëruar, punëtori priti tërë natën në ankth mbi një urë ku dhe ngeci i izoluar prej ujërave që vërshuan dhe prej nga ku mund të shihte vetëm shtëpinë e tij të mbytur dhe të imagjinonte atë që mund t’u kishte ndodhur të bijave.

Por dje në orën 05:30 të pasdites Shefikut i erdhi lajmi më i mrekullueshëm i jetës që e lumturoi si kurrë më parë: Fëmijët e tij ishin shpëtuar nga shtëpia që po përmbytej me anë të një helikopteri.

Babai shqiptar tha: “Ne vetëm kemi qarë në krahët e njeri-tjetrit. Tani duhet vetëm të shohim se çfarë ka mbetur nga shtëpia jonë…”.

Image

Image

 

/Burimi: BILD/Përshtati: Priza.al/

 

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *