Ikona e popit, Britney Spears ka ndarë lajmin e hidhur se ka përjetuar një abort. Ky lajm vjen pas një muaji kur këngëtarja 40-vjeçare ndau me ndjekësit e saj se ishte shtatzënë.
“Me pikëllimin më të thellë duhet të njoftojmë se kemi humbur fëmijën tonë të mrekullueshëm, herët në shtatzëni”, shkroi Spears në Instagram. “Kjo është një periushë shkatërruese për çdo prind.”
“Ndoshta duhet të prisnim ta ndanim lajmin më vonë, megjithatë ishim tepër të emocionuar për të ndarë lajmin e mirë,” shtoi ajo. “Dashuria jonë për njëri-tjetrin është forca jonë. Ne do të vazhdojmë të përpiqemi të zgjerojmë familjen tonë të bukur.”