Një ndër fjalët e para të Archie-t përloti Princ Harryn dhe nuk është fjala ‘ma’

Fëmijët e Princit Harry nuk e kanë njohur gjyshen e tyre, Princeshën Diana, por ai po sigurohet që ata të mësojnë rreth saj.

Gjatë një bisede me Oprah Winfrey nga seriali i tyre për Apple TV +, “The Me You Can’t See”, Duka i Sussex tregoi se një nga frazat e para të djalit të tij, Archie-t, ishte fjala “Gjyshe Diana” kjo për arsyen e veteme se princ Harry mban një kornizë me foton e mamasë së tij në dhomën e gjumit të Archie-t.

“Unë në dhomën e djalit tim kam vendosur një foto të mamasë dhe si për çudi ishte një nga fjalët e para që ai tha – përveç ‘mama’, ‘papa’, ishte edhe ‘gjyshe’. Gjyshe Diana,” tha Harry,- dhe kjo është gjëja më e ëmbël, por në të njëjtën kohë, më trishton shumë, sepse ajo duhet të ishte këtu.”

Tashmë, teksa kanë kaluar 24 vite nga vdekja e princeshë Dianës, cila vdiq në një aksident me makinë në Paris, tregon se sa shumë do të donte që nëna e tij të ishte aty për të takuar Meghan-in; djalin e tyre dhe vajzën e do të vijë në jetë në verë. Sidoqoftë, princ Harry beson se prania e Diana-s do ta rrethojë gjithmonë familjen e tij, por veçanërisht gjatë vitit të fundit.

‘Unë do të doja që ajo të mund ta kishte takuar Meghan. Do të doja që ajo të ishte pranë për Archie-n, por nuk kam asnjë dyshim që nëna ime do të ishte tepër krenare për mua. Unë jam duke jetuar jetën që ajo donte të jetonte për veten e saj, duke jetuar jetën që ajo donte që ne të mund të jetonim.’

 


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *